Rama krah për krah me Ilir Metën në Vlorë! (VIDEO)

Sot Shqipëria dhe shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë 109 vjetorin e Pavarësisë.

Kjo festë ka bërë bashkë pas shumë kohësh, kryeministrin Rama dhe Presidentin Ilir Meta në Vlorë, të cilët morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar.

Së bashku me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin dhe presidentin e vendit, Ilir Metën, Rama ka kryer ritet e kësaj ceremonie, për pavarësinë e vendit. /albeu.com/


Shtuar 28.11.2021 10:20