Chris Brown harron Rihannan
Pëlqej
Në intervistën e parë pas daljes nga burgu, Chris Brown ka pranuar se Rihanna i përket së shkuarës dhe se familja është mbi gjithçka. Ndërsa ka lënë mënjanë të gjitha historitë e errëta të jetës së tij, ai është shprehur se këngën nuk e sheh për përfitim, por për plotësimin e vetvetes dhe të njerëzve që e rrethojnë.

Në intervistën e tij të parë pas daljes nga burgu, për "Billbord" Chris u shpreh: “Ne kemi harruar njëri-tjetrin. Përderisa po bën një gjë të mirë, njerëzit gjithmonë do të kërkojnë një gjë negative dhe nuk duan t'ju shohin duke përparuar.

Por, përderisa vazhdon rrugën tënde drejt, nuk ka lidhje çfarë thonë njerëzit”.

Albumi i ri i Chris Brown do të publikohet në datën 16 shtator dhe titullohet “X”. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori