Chris Brown harron dhunën që ushtroi ndaj Rihannës dhe i bën një ftesë publike
Të gjithë e mbajnë mend momentin kur reperi i njohur Chris Brown rrahu keq të dashurën e tij asokohe Rihanna. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë, përsëri të gjithë e kujtojnë si të ishte dje. Mirë po për reperin kjo gjë ka mbetur në të shkuarën pasi një postim i tiji në rrjetet sociale, ka ngjallur reagimin e ashpër të fansave.

Reperi i njohur së fundmi ka ftuar kolegët e tij në një turne ku të jenë të gjithe së bashku, ku ndër ta edhe ish- të dashurën e tij Rihanna. Chris Brown po harron çdo gjë nga e kaluara dhe ka ftuar yllin botëror në një koncert dhe jo vetëm ate por edhe Beyonce e Bruno Mars.

Kaq ka dashur dhe shumë fansa e kanë ‘sulmuar’ duke i thënë se nuk është në nivelin tyre, ishin fansat e Ririt ata që e ‘masakruan’ me këto komente, ndërsa shumë të tjerë janë shprehur se do të ishte super.
Shtuar më 12/02/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori