Chris Brown dhe Rihanna tashmë miq
Pëlqej
Chris Brown është plotësisht i bindur se tashmë për Rihannan nuk ka më ndjenja dhe se ata e respektojnë njëri-tjetrin, pasi janë shok mjaft të mirë. Këngëtari këtë deklaratë e ka bërë edhe më herët, ndërsa shumë zëra qarkullonin se ata kishin filluar të ritakoheshin me njëri-tjetrin.

Reperi 25-vjeçar u dënua me 6 muaj punë për komunitetin pasi rrahu në vitin 2009 artisten nga Barbadosi, por ai beson se vazhdojnë të kenë një lidhje të thellë me njëri-tjetrin. Duke folur për ‘Access Hollywood’, ai tha: “Unë dhe Rihanna jemi miq. Kuptohemi shumë mirë dhe nuk kemi probleme. Kemi 10 vite që jemi miq dhe nuk mendoj se kjo gjë do të ndryshojë ndonjëherë”. Lidhur me këtë çështje, ende nuk ka patur një reagim nga këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori