Chloe hedh pas krahëve tradhtinë, mbështet më shumë se asnjëherë Tristan
Epo, duket se Khloe e ka hedhur pas krahëve tradhëtinë e partnerit të saj Tristan.

33- vjeçarja tashmë është duke i dhënë mbështetjen maksimale Tristan. Do të thoni ju për çfarë i duhet Tristan mbështetja e Khloe? Epo ai është një baketbollist, dhe e ka tejet të vështirë që t’ja dalë në fushë pa mbështetjen e Khloe.

Para disa ditësh, gjatë një ndeshjeje i gjithë stadiumi brohoriti emrin e Khloe-s kur Tristan hyri në fushë. Ne menduam se atij djali do t’i qe skuqur ndopak faqja, pa na e marrë fare mendja se Khloe paska qenë pikërisht aty dhe i paska dëgjuar të gjitha shkruan anabel.

E veshur me një xhaketë me printe leopardi dhe disi e kamufluar, Khloe paska parë partnerin e saj tek sa bënte kosh.

Sipas asaj që thonë burimet tashmë është marrë vesh se Khloe është shumë e fokusuar tek të qenit nënë, dhe e ka hedhur gjithë historinë e tradhëtisë pas krahëve vetëm për ta mbajtur familjen e saj të bashkuar.

Shtuar më 06/05/2018, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori