Shpëtim Baraj ka ndërruar jetë dy javë pas sulmit në fshatin Kuç të Himarës.
I riu ka qenë duke kaluar rrugën në afërsi të Himarës kur një makinë me disa të rinj e ka qëlluar dhe është larguar. Si pasojë e plagëve, një ditë më parë Shpëtim Baraj, 29 vjeç ndërroi jetë.
Familjarë dhe të afërm akuzojnë se për autorët e aksidentit nuk është marr asnjë masë.
Ndërkohë, nuk ka asnjë komunikim nga ana e policisë.