Chelsea Clinton largohet nga televizioni, së shpejti do bëhet nënë
Pëlqej
Fakti se së shpejti do të bëhet nënë, e ka detyruar Chelsea Clinton të marrë një vendim të rëndësishëm referuar punës së saj. Ajo ka lajmëruar me anë të rrjeteve sociale se përkohëssht do të braktisë punën në televizion dhe ende nuk dihet se nëse do të kthehet në rrjetin televiziv NBC.

Paga e saj ishte tejet e majme dhe për këtë televizoni ka marrë shumë kritika, e ndërsa ajo nuk shquhej për raportime të jashtëzakondshme.

Në muajin prill, Chelsea bëri të ditur lajmin se ishte shtatzënë. Ajo punonte si korrespondente e rrjetit televiziv NBC qysh prej vitit 2011 dhe kishte një pagë vjetore prej 600 mijë dollarësh.

Vajza e Bill dhe Hillary Clinton, 34 vjeç, ka konfirmuar në Facebook dhe Twitter lajmin për shkëputjen nga gazetaria.

Kujtojmë këtu se Clinton merrej me kronika të personazheve të jashtëzakondshëm dhe me tema sociale për shkollat. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori