Çfarë po ndodh? Rudina fotografohet me bashkëshortin në publik (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e mediave lajmi se aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Për rreth një vit, në profilin e aktores në Instagram kanë munguar fotot me bashkëshortin, madje në intervista të ndryshme Rudina i është drejtuar Aleksit si “babai i Viktorias”, vajzës së tyre.

Gjatë daljeve të saj televizive, aktorja ka refuzuar të flasë për situatën në të cilën ndodhet, duke e shtyrë rrëfimin e të vërtetës për një tjetër moment.

Mirëpo, teksa na ka lënë të gjithëve kuriozë, “Bordo.al” ka fotografuar Rudinën me bashkëshortin e saj, Aleksin, të ulur të dy në një kafe.

Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit duke biseduar dhe ende nuk po kuptojmë nëse janë akoma bashkë, apo janë ulur në kafe thjesht si dy prindërit e Viktorias, të cilët takohen për shkak të vajzës.

Shtuar më 10/10/2019, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori