Çfarë po ndodh, pas Big Brother anullohet edhe E Diell?
Së fundmi qarkulloi me shpejtësi lajmi se emisioni "E Diell" ku do i shohim bashkë Fjoralba Ponarin, Nevina Shtyllën dhe Edi Manushin do të fillojë më 27 janar.

Por programi nuk do të rikthehet as më 27 janar.

"Prive" shkruan se aktualisht në Top Channel po punohet me orare të zgjatura për këtë emision, por akoma nuk janë ndarë rubrikat, temat, roli i secilit prezantues dhe as skenografia.

"E diell" do të ketë Lotarinë Kombëtare, një rubrikë dedikuar kulturës shqiptare, një tjetër dedikuar showbizit, këndin e së vertetës me Fjoralba Ponarin dhe muzikën.

Thuhet se programi do të rikthehet në mes të muajit shkurt dhe do jetë në transmetim vetëm 2 orë e gjysmë nga ora 15:40 deri në 18:00.
Shtuar më 14/01/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori