Noizy dhe Dafina e kalojnë natën bashkë, kjo foto i tradhtoi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kohët e fundit po përflitet se Noizy dhe Dafina janë duke punuar për të sjellë për publikun një këngë së bashku.

Postimet e tyre në rrjetet sociale ku shfaqen së bashku në studion muzikore na kanë bindur se shumë shpejt do të vijë edhe bashkëpunimi i tyre.

Madje është mësuar se titulli i këngës së tyre është “A don love a don sex”, por ende nuk është konfirmuar prej tyre.

Ndërkohë dyshja e njohur po kalon gjithmonë e më shumë kohë së bashku dhe këtë në e dëshmojnë edhe postimet e fundit që Noizy ka bërë në Instastory.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke gatuar një darkë shumë të shijshme, të cilën besohet se e ka përgatitur për të ftuarën e tij speciale, këngëtaren Dafina Zeqiri.

Dyshimet se Dafina dhe Noizy e kanë kaluar bashkë mbrëmjen e djeshme lindën nisur nga një foto që Noizy ka postuar në Instastory menjëherë pas video-s së mësipërme, ku duket edhe dora e Dafinës, shkruan Iconstyle.

Pikërisht tatuazhi në dorën e saj na tregon se Noizy është së bashku me Dafinën në këtë foto. Me sa duket ata e kanë kaluar së bashku mbrëmjen dhe Noizy na ka treguar me këtë video se është një djalë fiks për shtëpi, pasi ka gatuar gjërat më të shijshme të mundshme për të ftuarën e tij. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori