Çfarë po ndodh me aktorin, "James Bond" shfaqet i plakur dhe i shndërruar (FOTO LAJM)

Ai është vetëizoluar me familjen e tij në Haëaiin piktoresk në mes të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit. Dhe Pierce Brosnan i ka habitur të gjithë me një pamje të re gjatë karanitnës, pasi zbuloi të hënën flokët e tij të thinjur.

Ish-aktori i “James Bond”, 66 vjeç, dukej i qetë teksa shëtiste pas disa ditëve i mbyllur në shtëpinë e tij. Në sy binte mungesa e mjekrës dhe një shkop në dorë që e bënte akoma më të dallueshme moshën e madhe të aktorit. Filmi i radhës i Brosnan planifikohet të jetë “Eurovision”, ku gjithashtu do të interpretojë Will Ferrell dhe Rachel McAdams, ndërsa ai gjithashtu do të luajë rolin e mbretit në filmin e Hirushes, ku do të luajë edhe Camilla Vabello. Aktori po e kalon izolimin me bashkëshorten tij Keely Shaye Smith. Dyshja u njoh në vitin 1994 dhe u martuan në vitin 2001.

Ata kanë qenë shumë aktivë në Instagram gjatë kësaj kohe, pasi aktori ka publikuar edhe një foto të tijën me mjekër dhe flokë të gjatë duke i lënë fansat të mendojnë se do të kthehet me rolin e tij të vjetër të Robinson Crusoe.

Shtuar më 21/04/2020, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori