Çfarë nuk dinit për motrën e Bes Kallakut?! (FOTO LAJM)

Motra e aktorit të humorit Bes Kallakut, Ana, tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut në fotot e dasmës së vëllait me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Dasma e çiftit, e cila u organizua më 1 shtator, ishte më e përfolura për një muaj rresht.

Pavarësisht se më shumë u shkrua për marrëdhënien mes kunatave, shumë pak mund ta dinë se Ana është nënë e një vogëlusheje të quajtur Amla.

Bashkëshorti i saj është fotografi Erjon Braja, emrin e të cilit mund ta keni lexuar gjatë postimeve për dasmën e Besit dhe Xhensilës, apo në çdo foto të kësaj të fundit.

Foto e parë e Anës në profilin e bashkëshortit daton më 13 janar të 2015, në kohën që fotografi ka hapur rrjetin e tij social, por lidhja e tyre besohet të jetë më e gjatë. Këtë e dëshmon fryti i tyre i dashurisë, Amla.

Nga imazhet e çiftit të publikuar në “Instagram” kuptojmë se dasma e tyre është organizuar pas lindjes së vogëlushes dhe dëshmitarë për dashurinë kanë qenë të tre.

Në asnjë prej fotove nuk mungojnë komentet e kunatës, Xhensilës, e cila në të fundit i krahason me pëllumbat: “Na kënaqët sytë”. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori