E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
"Çfarë ngjyre i ke mbathjet?", Fatmira Breçani vë duart në kokë nga pyetja e Kejvinës
Të ftuar në edicionin special të festave në emisionin “Xing me Ermalin” kanë qënë një grup artistësh shumë të njohur shqiptarë si këngëtarët Albërie Hadërgjonaj, Fatmira Breçani, Gëzim Nika, Gena, Remzie dhe Nexhat Osmani, Bojken Lako dhe aktorët e humorit Olsi Bylyku dhe Arta Elezaj.

Duke iu përmbajtur “rregullit” se për Krishtlindje duhet të vishen të brendshme të kuqe Kejvina ka pyetur këngëtaren Breçani se çfarë ngjyre i kishte të brendshmet.

Menjëherë pas pyetjes shpërthyen të qeshurat, ndërkohë vetë këngëtarja nuk pranoi të përgjigjej, teksa tha se, avokati i saj është Olsi Bylyku të cilin e quajti Olsi Byrzylyku.

Kejvina Kthella: Arta thuhet se për të patur fat femrat duhet të veshin të brendshme të kuqe, po ti Fatmira çfarë ngjyre i ke mbathjet?

Ermal Mamaqi: Është si rregull që për Krishtlindje duhet të veshësh të brendshme të kuqe sepse ecën mbarë, kështuqë kujdes me të bardhat.

Fatmira Breçani: A ka mundësi se avokat kam Olsi Byrzylykun un…

Olsi Bylyku: Fatmirës ka për t’i ec mbarë me çfarëdolloj brekësh se e ka suksesin në zemër, në rregull… A i thashë mirë?
Shtuar më 23/12/2018, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori