Çfarë ndodhi në ditëlindjen e Lori Hoxhës? (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme blogerja e njohur, Lori Hoxha, festoi ditëlindjen. Ajo ka mbushur 26 vjeç dhe në këtë ditë të shënuar e ka nisur festimin që në mesnatë.

Lori e ka pritur ditëlindjen e saj në mesnatë, në një klub dhe torta e ditëlindjes nuk ka munguar. Blogerja është shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë.

Më pas ditëlindja e ka gjetur Lorin në një vend super special si Muzeu i Luvrit duke shijuar bukurinë e Monalizës. Ajo ka publikuar një foto nga muzeu në profilin e saj të Instagramit dhe ndërmjet përshkrimit që i ka vendosur fotos, ka falenderuar të gjithë personat që e kanë ndihmuar të jetë personi që është sot.

“Ky vit i fundit më ka ndryshuar në shumë mënyra dhe jam shumë mirënjohëse që jam gjallë për të parë një vit tjetër, që kam shansin të dua njerëzit që dua edhe më shumë, për të korrigjuar gabimet dhe për të bërë të reja dhe për të punuar me veten ndërkohë që po përpiqem të jetoj jetën më të mirë. Mirënjohëse për këdo që më ndihmoi të bëhem gruaja që jam sot”, ka shkruar ajo.
Shtuar më 20/10/2019, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori