“Lopata, K*rva e Tiranës, V, Kapedani, Kolombo”! Përgjimet e bosave të krimit, si planifikoheshin vrasjet

“Lopata”, “Kapedani”, “Kolombo”, “Dori”, “Daci”, “Denis” apo “V” një simbol që nënkuptonte Ervis Martinaj, janë disa prej nofkave të zbërthyera nga SPAK që çuan në arrestimin e 8 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve.

Nofkat janë zbërthyer nga SPAK dhe BKH falë hetimeve të koordinuara me drejtësinë Franceze.

“Ora News” ka siguruar dosjen franceze të mbërritur në SPAK dhe siç shihet nga përmbajtja e komunikimeve mes bashkëbiseduesve, me shprehjen “Kapedani”, “Daci” ose “Lopata” i referohet të jetë Behar Brajoviq, me shprehjen “Kolombo” i referohen shtetasit Pëllumb Gjoka, me shprehjen “Deno” ose “Denis” i referohen shtetasit Denis Brajoviq,  me shprehjen “Mondi” i referohen shtetasit Edmond Preka, me shprehjen “Dori” i referohen shtetasit Klaodor Haka.

Ndërsa me shprehjen “V” ose “Martini” i referohen shtetasit Ervis Martinaj.

Sipas bisedave të siguruara nga “Ora Neës” përdoruesit e “SkyEÇ” midis datave 7 gusht 2020 dhe 10 gusht 2020 para dhe pas ngjarjes së datës 9 gusht 2020 ku u vra Gjin Boriçi del mënyra e organizimit dhe realizimit të vrasjes.

Me konkretisht bisedave të zhvilluara mes shtetasve Behar Brajoviq “TIV9E3”, Denis Brajoviq “B045ZY”, Edmond Preka “G8KC24”, Ervis Martinaj “NP8LS4” dhe Pellumb Gjoka “7142D9” del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Gjin (Boriçi) Ndoj.

Evidentohen personat që janë angazhuar për t’i ndjekur gjitha lëvizjet, vendi ku do të kryhet ekzekutimi, rruga e përshkruar përpara ekzekutimit, rruga që do të përshkruhet nga ekzekutorët mbas realizimit të vrasjes, personat që do të realizojnë largimin e ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti i përdorur në ngjarje dhe strehimi i tyre.

Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale dyshohet pasi Ervis Martinaj ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Gjin (Boriçi) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviq dhe lidhjet e tij.

Në këmbim të vrasjes së shtetasit Gjin Ndoj, Ervis Martinaj do të organizonte vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu që siç e quajnë ata në biseda “Kurva e Tiranës”.

Vrasja e Gjin Boriçit rezulton te jetë kryer nga Denis Brajoviq, i cili në një nga bisedat i shkruaj Behar Bajrit:

“…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

Nga kjo bisedë del qartë se arma është bllokuar ndërsa viktima edhe pse ka qenë në grahmat e fundit të jetës , rezulton ti ketë folur autorëve.

Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar në mesnatë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Behari: “…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…

Pëllumbi shprehet: “…ok vëlla…, kjoft me zotin, futja gjumit tani…

Behar Brajoviq (Bajri) ka pasur rolin e organizuesit dhe koordinimit të të gjithëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasin Gjin Boriçi (Ndoj).

Vrasja e Boriçit ka ndodhur nga vetë shokët e tij. Trupi i viktimës është gjetur i vrarë disa metra larg makinës që kishte marrë me qira të markës BMË me targë AA769VL.

Në vendngjarje policia gjyqësore ka gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja model 56, 3 bishta cigare, një paketë cigaresh dhe një çakmak.

Grupi hetimor, rreth orës 930, në zonën e Bushatit Shkodër, në vendin e quajtur “Bendi”, ka gjetur të djegur plotësisht një automjet të tipit Mercedes Benz, me targa A746LC, e cila ka rezultuar e vjedhur në Durrës.

Sipas dosjes Franceze të mbërritur në SPAK, Denis Brajovic, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar kanë pasur rolin e ndjekjes dhe ekzekutimit të Gjin Boriçi (Ndoj).

Madje pas vrasjes ata i kanë marë aparatin telefonik të viktimës, djegien e automjetit që do të realizohej vrasja dhe fshehjen e armës së krimit.

Edmond Preka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurt për të kaluar natën.

Ndërsa biznesmeni strategjik, Pellumb Gjoka, ka pasur dijeni të plotë që do të realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar këtë të fundit duke u interesuar për fshehjen e automjetit që do të përdorej nga ekzekutorët për realizimin e vrasjes.

Gjithashtu edhe dhënien e ndihmës për ekzekutorët pas realizmit të vrasjes.

Pikërisht Pëllumb Gjoka është ai që në këmbim të vrasjes së shtetasit Gjin (Boriçi) Ndoj, priste nga bashkëpunëtori tjetër Ervis Martinaj që të realizonte vrasjen e Kleanti Musabelliu, i cili kishte plagosur pak vite më parë Pëllumbin.

Nga transkiptimi i bisedave te zhvilluara në “Sky” për vrasjen e Boriçit rezulton se në datën 7 gusht 2020, ora 12.23 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9, i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Pëllumbi i shkruan: Kur mendon? Në orën 18:11, shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Behari i shkruan, nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryehet puna jote.

Pellumbi i shkruan, Ok vella.

Ndërsa në datën 8 gusht 2020, në orën 19:26 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Behari i kërkon që, fol me “Benin” dhe të gjej një vend ku të lënë një makinë “pune” sonte sepse skan ku ta lënë.

Pellumbi i shkruan, kur duhet me fol se nuk kam kështu telefoni. Duhet me fol sot apo nesër?

Behari i shkruan që, sonte a mundet me lënë një makinë pune, a mundet ma e lënë se skam ku ta lej. Ku është se e takoj unë dhe flas gojarisht.

Pellumbi i shkruan, vëlla nuk ka “Skai” ai. Ok po e pyes dhe të them. Ai është tek lokal, apo shkon aty? ESHOP

Behari i shkruan, mirë se po iki. Se jam rrugës duke ardh për Shkodër.

Në orën 19:52, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e QPDLP7, i paidentifikuar dhe ky i fundit e pyet nëse je në Shëngjin sepse pash BMË në xhiro.

Gjithashtu ai i tregon që ke FNSH në xhiro dhe të bëj kujdes.

Në orën 20:52, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Ky i fundit i tregon që, sapo jemi nisur për të marrë këtë djalin, sepse tani kanë ardhur. Jam duke e pritur sapo kalon “gjelin”.

Në orën 23.59, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Behari i shkruan që, …sot kemi për të kry një punë dhe Edmond Preka shprehet duke i thënë “…Ishalla, don zoti…”.

Më datë 9 gusht 2020, në orën 00:02 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Behari i kërkon Edmond Prekës, a ke mundësi me mi prit ka ora 3 aty ku lidhet rruga me Velipojën, Taravice, se po kryjn punë, se vijn në këmbë tek ura.

Edmondi i shprehet që, unë kam lëviz, a don ti shkruaj atij.

Behari i shprehet që, …mos i shkruaj atij se e rregulloj vetë….

Edmondi i tregon që, …me dal aty duhet foristradë, me i ra bri malit, nuk kalon makina e vogël por është një rrugë tjetër që i bihet nga Trushi….

Behari e pyet, ….a kemi si tja bëjmë që mos ta djegim makinën, se me dieg makinën nuk ka kush mi merr, këtë jam duke mendu?

Edmondi shprehet që, …jam në Korçë se po të isha aty do i kisha marrë dhe i kisha çuar tek shtëpia. A ti them “Zeqos” sepse ai është si unë edhe ju del para…?

Behari e pyet, …a ka “Zeqoja” me të shkruar (telefon Sky). Edmondi i shprehet që, po i them “Zeqos” që të shkoj tja marri telefonin atij shokut tek shtëpia dhe shkruan direkt me të.

Në orën 00:30 Edmondi i tregon që, ai shoku ishte në gjumë dhe a të vij “Zeqo” për Tiranë të flas nga afër sepse ska me të shkruajtme.

Behari i shprehet që, “Zeqo” vetëm le të presë tek ura, kur ulesh poshtë, aty ku u hasa unë me atë XS-n është dy minuta larg prej shtëpisë së shokut në katund.

Edmondi e pyet, …nëse do të marrë njeri me makinë…?

Behari i shkruan që, ….do të marri dy veta. Edmondi e pyet, nëse do të marri makinë…?

Behari i tregon që, …makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marri vetem këto dy, ti mbaj brenda diku.

Edmondi shkruan, …ok vella.

Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.

Edmondi i shprehet që, “…pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura.

Behari i tregon që, sa të kryehet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.

Edmondi shprehet që, “Zeqoja” 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt.

Behari i kërkon që, kur ti marri “Zeqoja” t’ju gjej një vend të sigurtë deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.

Edmondi i shpreht që, …pa merak tek kjo pjesë.

Në orën 00:27, Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

(Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajovig).

Denisi i shkruan, …he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shpi, tu dal jam, prit te vij..

Në orën 00:53, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan “…jo, po vim”.

Në orën 01: 33, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.

Edmondi shprehet duke i thënë, “…ishalla, don zoti i madh…”

Në orën 01:’54 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit “para e kemi”.

Në orën 01: 58, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos fjel se po kryn dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.

Në orën 02:02 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan Beharit, “kryvi”, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.

Në orën 02:03 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Behari i shkruan,…kryvi, tash thuaj “Zeqos” që të jetë gati.

Edmondi shprehet,…shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër….

Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe të dali al, afër urës janë.

Në orën 02:06 Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan, …kryvi… Në orën 02:09 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Edmondi i tregon Beharit që, aty është “Zeqo” dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, që të futet pak me makinë.

Behari i tregon që, janë rrugës vjetër.

Në orën 02:24 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka.

Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…

Pëllumbi shprehet…ok vëlla…, kjoft me zotin, futja gjumit tani…

Në orën 02:25 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur të shkojnë në shtëpi do të them.

Në orën 02:25 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “hypëm, u takum”.

Në orën 02:43, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.

Edmond Preka i shkruan Beharit, “…ne rregull vlla, po flej…”.

Në orën 02:43, Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan, “…Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

Në orën 02:45 Ervis Martinaj duke përdorur NPSLS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq.

Denisi i shkruan, a dha gjë televizori? /Ora News


Shtuar 3.08.2023 17:53