Çfarë mendon Edi Manushi për bionden që zëvendëson Marinën
Pëlqej
Të ftuar sot në Top Magazine, Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari zbuluan më shumë për programin që do të nisë nesër mbrëma në Top Channel:

“Duke filluar që nesër, e gjithë bota mban frymën…” – tha Fjoralba duke nisur të zbulojë disa nga surprizat e këtij programi. Sporti është thjesht pretekst, specifikoi ajo, sepse në këtë format do të ketë shumë elementë të tjerë që do ta mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.

Duke konfirmuar, Manushi tha se Fjoralba, me profesionalizmin e saj, do ta pasurojë programin me elementë të tjerë: “Prezenca e Fjoralbës dhe fakti që ajo vjen nga The Voice, ajo është këngëtare, është profesioniste, do e pasurojë këtë gjënë tonë sportive me elementë interesantë që do i sjellë pak ajo dhe pak stafi ynë i gjerë”, – tha Manushi duke iu referuar edhe gazetarit Ervin Kurti, i cili do të sjellë në panel personazhe të njohur nga bota e showbiz-it.
Shtuar më 14/06/2018, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori