Çfarë ishte e gatshme Marina të bënte për të qenë velinë? Dalin pamjet

Pëlqej
Marina tashmë është kthyer në një nga personazhet më të spikatur në botën e shoëbizit shqiptar për moderimin e shkëlqyer që ka paraqitur në cdo emision.

Marina Vjollca e ka filluar karrierën e saj si velinë e "Fiks Fare".

Dje në "Pop culture" është transmetuar një video ku shfaqej Marina asokohe gjatë një interviste ku pyetet sa lekë do jepte për të fituar "Shtojzovallet", ku zgjidheshin velinat e "Fiks Fare".

"4 milionë", përgjigjet Marina ndërsa Kozeta Kurti që e udhëhiqte atëherë këtë emision veror, tregoi e ftuar në "Pop Culture" se Marina për pak mund ta humbiste shansin për t'u bërë velinë pasi ishte regjistruar me vonesë.

"Marinën e mbaj mend me shpirt shumë të bukur, jo koshiente për bukurinë që kishte sepse në përgjithësi vajzat e asaj moshe e shfrytëzojnë bukurinë, ajo kishte mirësi", u shpreh Kozeta Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori