Çfarë i ndodhi? Reperi shqiptar i nënshtrohet një operacioni (VIDEO)
Cozman duket se ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë. Reperi ka bërë të ditur ditën e sotme se i është nënshtruar një operacioni dhe madje ky është i fundit. Kjo do të thotë se ai ka bërë edhe disa ndërhyrje të tjera më herët, për të cilat fansat nuk kanë qenë në dijeni.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë operacioni bëhet fjalë, por thjesht ka publikuar një video të shkurtër nga spitali.

“Sot është operacioni im i fundit dhe mbaroj punë me të”, ka shkruar reperi.

Fansat janë shqetësuar për të dhe presin që në vijim reperi të japë informacione të tjera. Ndërkohë për sa i përket muzikës, Cozman nuk ka qenë aspak aktiv gjatë këtij viti. Për herë të fundit ai ka publikuar këngën “You know me” në qershor të 2019-tës.
Shtuar më 09/12/2020, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori