Çfarë i bëri bashkë këtë herë Noizyn dhe Ajola Xoxën?
Pëlqej
Ashtu sic ishte paralajmëruar edhe më herët reperi i njohur Noizy ka sjellë videoklipin e dytë në regjinë e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj.

Në këtë video të titulluar “Parku i Lodrave” reperi vjen në një bashkëpunim reperin Italian Ghali.

Ky klip vjen i mbushur me mesazhe ku tregon se djemtë mësohen të luajnë jashtë, ndërkohë që vajzat mbyllen në shtëpi shkruan ekspress.

Klipi vjen mjaft i vecantë dhe nuk është hera e parë që e shohim Ajolën në rolin e regjisores për klipe tek artistë të ndryshëm jo vetëm tek reperi, por edhe tek këngëtarët Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe Andos.
Shtuar më 24/09/2018, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori