Çfarë i bashkoi Çiljetën dhe Klaudia Pepën këtë vit vetëm një parukiere e di (FOTO LAJM)

Viti i ri, për shumë nga ne, është periudha kur duam t’ia nisim nga e para. Çdo fillim shoqërohet me ndryshime, në stilin e jetës, në të përditshmen, ndoshta dhe në modelin e flokëve. Dhe dy nga vajzat më të njohura e më të dashura shqiptare, Çiljeta Xhilaga dhe Klaudia Pepa e kanë pritur vitin e ri me një model të ri flokësh.

6 ditë më parë, Çiljeta e cila ndryshoi pamje duke i prerë flokët me një model të ri, drejt me balluke dhe duke i lyer pis të zeza.

Pas saj, u shfaq me modelin e ri Klaudia, e cila preu gjithashtu balluke dhe errësoi flokët.

“Gati për vitin e ri me flokët e mi të rinj”, shkruante ajo pak ditë më parë, kur na prezantoi zyrtarisht pamjen.

Mund të ishte një rastësi, por në fakt, vendimi i vajzave për të prerë balluke nuk është aspak i çuditshëm. Një nga modelet e flokëve, që ekspertët e bukurisë, kanë thënë që do jetë në modë për vitin 2018, është modeli “bob” me balluke shkruan Class.

Klaudia nuk ka një prerje bob, por megjithatë ka një pamje moderne. Dhe e rëndësishme është, për të dyja, që duken bukur!
Shtuar më 02/01/2018, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori