Çfarë e lidh Xhensilën me partnerin e ri të Arbana Osmanit?
Xhensila Myrtezaj publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me Pirro Çakon, të titulluar "Sekreti im", ku në sy ra videoklipi i realizuar me shumë kujdes.

Dueti ka prekur publikun dhe është kthyer në këngën më të dëgjuar të ditës së djeshme, mirëpo nuk kanë mbetur pas edhe videoklipi i realizuar mjaft mirë si edhe pamja tërheqëse dhe veshja plot stil e Xhensilës.

Por ajo që nuk dinim është se videoklipin e kësaj kënge e ka bërë
Eduart Grishaj, partneri i ri i Arbana Osmanit.

Videoklipi është pëlqyer shumë, por është një frymëzim i filmit Tourist i Angelina Jolie. /albeu.com/



Shtuar më 13/03/2019, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori