35-vjeçarja “ngre në këmbë” Policinë e Lushnjës: Më ka humbur motra

Një 33-vjeçare në Lushnjë rezulton e zhdukur që prej dy ditësh. Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë motra e të zhdukurës ajo që ka kallëzuar në polici zhdukjen e saj.

E motra ka thënë se 33-vjeçarja është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i Policisë

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale./albeu.com/ 


Shtuar 25.07.2023 15:38