Çfarë duhet të bëjnë familjarët për të takuar vajzën e Kylie Jenner?
Duke qenë se Kylie Jenner e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj për 9 muaj, sigurisht mund ta justifikojmë faktin që për ta takuar Stormin ka rregulla shumë strikte.

Burime për “Us Weekly”, shkruajnë se Jenner është shumë e rreptë për këdo që do të takojë vajzën e saj të vogël. Sipas këtij burimi, nëse dikush do të takojë Stormin, duhet të shkojë patjetër në shtëpinë e saj. Por jo të gjithë mund ta takojnë vogëlushen. Thuhet se 20-vjeçarja ka një listë shumë të shkurtër të personave që mund ta takojnë.

Kylie Jenner është shumë e kujdeshme për vajzën e saj dhe e mban atë mbylllur në shtëpi për të qenë më e sigurt. Stormi erdhi në jetë më 1 shkurt 2018. Fotoja e saj u shndërrua në foton më të pëlqyer në Instagram.
Shtuar më 16/03/2018, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori