Cërvenkovski, pushime në SHBA?
Branko Cërvenkovski
Ish-kreu i Lidhjes Social-Demokrate, Branko Cërvenkovski, thuhet të ketë udhëtuar me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi i tij është privat.

Ai thuhet të qëndrojë dy jave për pushime në Florida, ndërsa më pas, për 10 ditë, edhe në New York.

Lajmin e bën të ditur portali "Republika", burime të së cilës thonë se, pavarësisht largimit zyrtar nga detyra e kreut të partisë, Cërvenkovski vijon të ketë ndikim të madh, madje përflitet të jetë konsultuar disa herë këto ditë nga kreu i ri, Zoran Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2013, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori