Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Kosova do të jetë hapi i dytë pas fitores ndaj Rusisë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, më rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës ka folur edhe për qëndrimin e shtetit të tij për Kosovën.

Shkurov ka thënë se janë në dijeni për gjithçka rreth Kosovës dhe se çështjes së pozicionit të Ukrainës karshi pavarësisë së Kosovës do t’i kthehen menjëherë pasi të përfundojë lufta me Rusinë.

“Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’i kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë”, ka thënë Shkurov.

Diplomati ukrainas vlerësoi rolin e Shqipërisë për ndihmën e dhënë deri më tani për popullin ukrainas, ndërsa u shpreh besimplotë se shumë shpejt të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia do të çlirohen.

“E kam nenvizuar rolin e ndihmës që ne kemi marë nga Shqipëria. Na ka mbështetur në shuma aspekte si në nivele bilaterale, si në ato ndërkombëtare edhe si pjesëmartja e OKB por gkithashtu kam vlerësuar edhe ndihmën nga populli shqiptar i cili na ka mbështetur”, ka shtuar ai

Deklaratat, ambasadori i bëri nga Korça ku mori pjesë në disa aktivitete të zhvilluara në bashkëpunim me Bashkinë./express/