Një liqen në Turqi ndryshon ngjyrën gjatë verës, bëhet i kuq dhe i bardhë

Liqeni i Tuzit në Turqi pranë qytetit Aksaraj, i cili në verë merr ngjyrë të kuqe, tërheq një numër të madh turistësh.

Ky liqen, i dyti më i madh në Turqi, është në listën paraprake të UNESCO-s të vendeve të trashëgimisë botërore.

Në pranverë, kur niveli i ujit rritet, liqeni i Tuzit ose Liqeni i Kripur zë një sipërfaqe prej 164.200 hektarësh. Njihet gjithashtu si liqeni i dytë më i kripur në botë dhe plotëson 70% të nevojave të Turqisë për kripë.

Pasi ka një ngjyrë blu gjatë dimrit, liqeni ndryshon ngjyrën në një përzierje të kuqe dhe të bardhë në verë për shkak të algës dunaliella salina. Ky ndryshim i ngjyrës nga blu në të kuqe në një liqen të kripur është një fenomen shumë i rrallë në botë.

Pikërisht për shkak të pranisë së këtyre algave, liqeni i Tuzit është një nga vendet më të rëndësishme të mbarështimit të flamingove në botë sot. /albeu.com/