Çasti delikat! Noizy, mik apo i dashuri i të famshmes?
Një fotografi shpesh mund të të tregojë shumë, por edhe mund të bëjë të mendoni gjënë e gabuar. Reperi Noizy ka një shoqëri të madhe dhe miqtë e tij të famshëm i kemi njohur përmes fotove apo deklaratave.

Por ky imazh i realizuar nga fotografi Erdi Mara vë në pikëpyetje marrëdhënien që ka me kampionen e “Bodybuilding”, Dorina Memën.

Afërsia mes Noizy-t dhe Dorinës na bëjnë që të dyshojmë se mes dyshes mund të ketë patur diçka më shumë sesa thjesht miqësi.

Shtrëngimi i duarve dhe mbështetja e kokës së saj në shpatullat e reperit mund të jetë duke përcjellë një mesazh, shtuar faktit se asnjë prej tyre nuk është shprehur se ndodhet në një lidhje.

Ose është thjesht miqësi, ku afrime të tilla nuk lënë vend për të menduar diçka më shumë. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2018, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori