Çastet e fundit të përgatitjes së dasmës së Clooneyt
Pëlqej
Tashmë kanë ngelur çastet e fundit të përgatitjes së dasmës së George Clooneyt. E fejuara e tij, Amal Alamuddin, ka mbërritur në Itali para martesës së tyre. Bukuroshja 36-vjeçare shkëlqente teksa kishte marrë bagazhin e saj në Milano gjatë ditës së djeshme. Ajo ishte e shoqëruar nga nëna e saj Baria.

Alamuddin dhe Clooney raportohet se do t’i shkëmbejnë zotimet e martesës të shtunën në hotelin Aman Canal Grande Venice. Burimet thonë se nusja do të veshe një fustan të përgatitur me dorë dhe të dizenjuar nga mjeshtrja e shtëpisë së modës Alexander MCQueen, Sarah Burton, e cila dizenjoi edhe fustanin e Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton, në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori