Legjenda e Spanjës dhe Manchester City-t i jep lamtumirë futbollit (VIDEO)

David Silva thotë mjaft. Ish-mesfushori i njohur i Manchester Cityt është larguar përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 37-vjeçare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Silva (@david21lva)


“Sot është një ditë e trishtuar për mua. Sot është koha t’i them lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën. Sot është koha t’i them lamtumirë kolegëve të mi, të cilët janë si familje për mua. Do të më mungojnë shumë”, tha ai në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Spanjolli luajti fillimisht për Celta Vigon e Valencian, për t’u aktivizuar më pas për disa vite me gjigandët e Manchester City. Së fundmi, ai ka veshur fanellën e Sociedad.


Shtuar 27.07.2023 16:47