Cardi B ndërron pllakë, poston foton me bar dhe cigare

Cardi B postoi disa foto të sajat kur ishte 15 vjeç, por diçka ndodhi dhe më pas u fshinë. Në njërën prej tyre, dukeshin fare mirë pirsat e vendosur në vetull dhe buzë.

Në një tjetër, Cardi shfaqej duke ndezur një cigare.

“15 vjeç Cardi. Të dashura vajza të vogla, mos pini cigare apo hashash për të dukur interesante sepse ur të rriteni do ta shihni sa budallaqe dukeni kur e bëni këtë. Nuk e di çfarë kam qenë duke menduar në ato momente. Gjithsesi, mustaqet e mia u dukërkan shumë!”- shkruan reperja dhe në fakt, po. Mustaqet duken shumë, por kthehemi tek çështja kryesore.

Fansat e vlerësuan mesazhin e saj dhe bashkë me Cardi-n u bashkuan edhe prindër të tjerë që shpresonin që fëmijët të mos bënin të njëjtat gabime me ta. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2019, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori