Capital T mahnit me postimin e fundit! (FOTO LAJM)

Aq sa është aktiv në muzikë, është edhe me aktivitete fizike.

Të gjithë ata që e njohin e dinë se reperi Capital T asnjëherë nuk ka ndaluar së ushtruari në palestër dhe rezultatet janë të dukshme.

Prandaj ai çon edhe pesha shumë të rënda e që në fakt me një postim të fundit i ka befasuar të gjithë.

Në të shihet Kapo duke ushtruar këmbët, mirëpo peshat që ka vendosur në paisje janë të rënda sa s’ka më.

Sa i përket projekteve muzikore shumë të reja do të vijnë nga ai e aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Majk, këngës ‘Pasha jetën’.
Shtuar më 18/04/2018, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori