Capital T fansi më i zjarrtë i Shaqirit (FOTO)

Pëlqej
Rreperi nga Kosova, Capital T, ka qëndruar në Staffordshire për të ndjekur ndeshjen e futbollit ndërmjet Stoke Cityt dhe West Bromwich Albion.

E gjitha kjo për të parë nga afër mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili është rikthyer nga dëmtimi.

“Erdha të mbështes vëllanë tim, Xherdan Shaqiri, për kthimin e tij nga lëndimi, ndeshje e shkëlqyer”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Takimi përfundoi me rezultat (1-1), me golat e Joe Allen dhe Jose Salomon Rondon. Shaqiri luajti nga minuta e parë në atë ndeshje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 88-të. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2016, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori