Capital T e vendosi: Kjo ishte balada më e bukur e Këngës Magjike! (VIDEO)
Tani që festivali "Kënga Magjike" përfundoi, shumë artistë kanë rrëfyer preferencat e tyre!

Dje, vetë Ardit Gjebrea tha se kënga e Orgesa Zaimit, “Verën ku ma le”, ishte ndër të preferuarat e tij.

Ndërkohë sot, Capital T ka zbuluar se cila është balada më e mirë sipas tij.

Ai shkruan në një postim në Instastory, se kënga "Mbarova" e Fifit, ishte balada më e bukur jo vetëm e “Këngës Magjike”, por e viteve të fundit.

"Një prej baladave më të mira të viteve të fundit".

Fifi u rendit e dyta në “Këngën Magjike”, por ishte artistja më e votuar nga publiku. Eneda Tarifa rrëmbeu vendin e parë me këngën “Ma zgjat dorën”, dhe e treta u rendit Anxhela Peristeri me “Dikush i imi”.
Shtuar më 09/12/2019, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori