Capital T dhuron banesë për jetimët
Këngëtari i njohur kosovar, Capital T është i njohur për nismat e tij për bamirësi.

Dhe këtë herë ai ka dhuruar një shtëpi për jetimët. Banesa ka vlerën e 30 mijë eurove. Lajmi u konfirmua nga humanisti Halil Kastrati.

Kreu i shoqatës bamirëse 'Jetimat e Ballkanit' në një postim në Facebook tha se këngëtari dhuroi banesën e re të kompletuar me gjithë mobilimin.

Banesa rreth 65 metra katrorë do shkojë për familjet në nevojë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori