Berisha dhe Meta fotografohen në të njëjtën tavolinë, duke darkuar bashkë (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë parë bashkë duke darkuar në Baku të Azerbajxhanit, ku po zhvillohet Forumi Gobal i IX.

Ky takim Meta-Berisha vjen pas një krisje të përfolur në mjedisin politik të Tiranës midis të dyve, pas vendimit të Presidentit për të dekretuar nga Stambolli, emrin e Bajram Begajt si Kreu i ri i Shtetit.

I pranishëm në takim është edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe drejtori i kabinetit Edmond Panariti./albeu.com


Shtuar 16.06.2022 21:34