Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Pastor Akili dhe Arjan Çuri, të cilët kanë folur për
tërmetin tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.
Ata kanë treguar se si e kanë përjetuar
tërmetin e madh dhe ku kanë qenë në ato momente kur ranë lëkundjet e forta.
“Duke qenë se kisha një precedent nga
tërmeti 5.8 i shtatorit, më kishte ardhur një ide ç’duhet të bëja kur të bie tjetri. Më erdhi një ide origjinale. Nuk u ngrita nga krevati dhe fillova të ndiqja ritmin e tërmetit. Lëkundej ai, lëkundesha dhe unë, nuk e ndjeva
tërmetin.
Gjëja më e mirë është që të ngrihesh dhe të lëvizësh sipas ritmit të tërmetit. Kjo të ndihmon psikologjikisht se nuk i ndjen
tërmetin”, ka thënë Çani, duke treguar se si e përjetoi
tërmetin ai.
“E ndjeva, u zgjova. Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte një lutje e shkurtër ndaj Zotit.
Jetoj në kat të 5, kishte plasaritje të mëdha në hyrjen e pallatit ku
jetoj unë, ndaj them që dua të iki. Pata një ndjesi që nuk isha gati akoma. I thashë Zotit dua dhe pak kohë, jo kësaj here. Por nuk dola”, tha Çuri, ndërsa shtoi se kur bie
tërmeti nuk duhet të lëvizësh.
“Unë isha në krevat. Qeni lëvizi i pari,
jetoj në kat të tretë.
Gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte të zgjoja djalin. Unë harrova çfarë kisha veshur, ndërkohë që qeni lëvizte me shpejtësi të madhe…”, tha Pastor Akili.
Shtuar më 29/11/2019,
ora 21:44