Candice Swanepoel konfirmon sërish shtatzënë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Candice Swanepoel ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së dytë. Të premten, ylli i “Victoria’s Secret” ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit për të zbuluar këtë lajm special.

Bukuroshja është gjithashtu nënë e një djali, Anaca, me të fejuarin Hermann Nicoli 35-vjeç, të cilin e solli në jetë tetorin e kaluar.

“Krishtlindjet erdhën më heret”, ka shkruar bashkangjitur fotos së postuar në Instagram modelja bjonde.

Në foton e publikuar, 29-vjeçarja shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakët, i cili tregon se ajo është disa muajshe shtatzënë. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori