Can Yamanit i ikën truri nga gazetarja, ia kërkon troç gjatë intervistës (VIDEO)
Can Yaman ka shkuar së fundmi në Spanjë për t'u takuar me fansat e tij, por ndërkohë ka marrë shumë ftesa për intervista.

Aktori me origjinë shqiptare e shumë i famshëm nga telenovelat turke nuk ka pranuar të japë asnjë intervistë megjithatë ka ndryshuar mendjen kur ka parë gazetaren bukuroshe Violeta Mangrinan.

Can ka pranuar të intervistohet nga Violeta dhe që në hyrje të intervistës e ka komplimentuar duke i thënë se është shumë e bukur. Në mediat turke e spanjolle ka bërë bujë momenti kur Can i ka kërkuar gazetares që t'i bëjë një guidë turistike në Spanjë.

Madje gjatë intervistës aktori me shaka i ka thënë Violetës: "Je kandidate për t'u bërë e dashura ime?". Por gazetarja u përgjigj se ka një të dashur duke e zhgënjyer kështu aktorin./Xing.al

Shtuar më 06/12/2019, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori