“Hesht!”, Donald Veshaj bën paralajmërimin, çfarë ka rezervuar për publikun në ditën e tij të lindjes

Donald Veshaj ka vendosur që vjeshtën ta nisë duke na bërë të heshtim. Jo ne specifikisht, por kujtdo që ja dedikon këngën e re, që besoj e keni kuptuar se titullohet “Hesht”.

Në fakt, aktori është duke shijur një periudhë të sukesshme të karrierës së tij, mes programit me Romeon, koncerteve tê të dyve bashkë me Elgit Dodën dhe vëmendjes jo të pakët që merr nga marrëdhënia me Bora Zemanin (dhe Beatrix Ramosajn pse jo). Gjithsesi; le të flasim pak për muzikën e tij, që duket se ka marrë një pjesë të rëndëdishme të krijmtarisë së Donaldit dhe që në 1 shtator, diten e lindjes se tij, do të vijë me një këngë që me siguri flet për dashurinë. E duke gjykuar nga titulli, jo atë të lumturën

Donaldi ka postuar një foto nga videoklipi i projektit, që ka vibe-n e “Arcade”, me ngjyrat bardh e zi të cilat e kemi kuptuar që artisti i dashuron, ndërsa na bën me dije edhe datën kur publikohet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)