Calvin Harris i shpall 'luftë' të hapur Rita Orës
Pëlqej
Calvin Harris i ka shpallur luftë të hapur këngëtares Rira Ora, e ndërsa tashmë ka anulluar këngët që ka bërë për ish të dashurën. Ndarja e cila erdhi në rrjetet sociale, e më pas anullimi i një koncerti, janë shenjat se mes tyre nuk ekziston një miqësi.

Burime pranë këngëtares janë shprehur se ajo nuk e ka pritur aspak mirë këtë ndarje, ndonëse mundohet që ta kalojë me sportivitet. Rita Ora do të vonojë nxjerrjen e albumit të saj, pasi ish i dashuri i saj Calvin Harris nuk ka lejuar që ajo të shesë këngët të cilat i ka prodhuar ai.

Këngëtarja 23 vjeçare e cila u nda nga DJ i famshëm në qershor, kishte planifikuar që regjistrimi i saj i bërë nga Calvin të dilte vitin tjetër. Ajo e konfirmoi këtë gjatë promovimit të parfumit të saj DKNY MYNY këtë të martë. /albeu.com/


Shtuar më 22/08/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori