Thellohet tragjedia në Kosovë, babai vrau djalin, gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit në Koosvë, ku tre persona të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesë.

Mediat në Kosovë raportojnë se tragjedia ka ndodhur në familjen e Abedin Beteshit. Dyshohet se fillimisht Abedini ka vrarë djali, më pas guan dhe në fund veten.

Sipas policisë së Kosovës, bëhet me dije se kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.


Shtuar 28.07.2023 19:08