Skenë e turpshme! Kryebashkiaku shan dhe rreh qytetarin në mes të rrugës

Një skenë e paprecedentë ka ndodhur në mes të rrugës në Avenue Alimos me protagonist kryebashkiakut të Volos dhe presidentit të PAE Volos, Achillea Beo.

Siç shihet edhe në videon e protothema.gr, kryebashkiaku i Volos sulmon dhe rreh një shofer motoçiklete, ndërsa në të njëjtën kohë e shan.

Drejtuesi i motorit tronditet dhe tenton të mbrohet, ndërsa bashkë me Achillea Beo ishte edhe një tjetër burrë, i cili merr pjesë në rrahjen e të riut, duke bërtitur: “A je i vetëdijshëm çfarë po thua?” .

Beos, me postimin e tij në rrjetet sociale, arsyeton qëndrimin e tij duke pretenduar se person që dhunoi kishte sulmuar dhe kërcënuar fillimisht të vëllanë dhe më pas kishte fyer nënën e tij./albeu.com


Shtuar 10.09.2022 19:51