Butrint Imeri bën tatuazh presonazhin e animuar, të preferuarin e djemve shqiptar (FOTO LAJM)

Butrint Imeri nuk njihet si një personazh që i ka shumë qejf tatuazhet, megjithatë në trupin e tij ka disa të tillë.

Këngëtari ka në kyçin e dorës së djathtë një luan tatuazh dhe së fundmi ka shtuar edhe një tjetër.

Butrinti ka bërë tatuazh një personazh të animur, i cili është i preferuar për shumë njerëz.

Në dorën e majtë këngëtari i hitit “Alea” ka bërë tatuazh portretin e Gokut, personazhi kryesor në filmin e animuar të “Dragon Ball”.

Lart Gokut, vihet re se Butrinti ka edhe një tatuazh tjetër ku shkruhet “Dream”.

Mesa duket tatuazhet e tij lidhen me diçka personale dhe sigurisht që edhe pas këtij të fundit duhet të fshihet diçka.

Shtuar më 09/11/2019, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori