Bashkëshortit të Jennifer Lopezit i grabisin makinën (FOTO LAJM)

Alex Rodriguez shkoi për të ndjekur ndeshjen e bejsbollit, kur u kthye gjeti veturën bosh.

Bashkëshorti i Jennifer Lopezit të dielën kishte udhëtuar me makinë në drejtim të San Franciscos për të ndjekur ndeshjen Giants-Phillies.

Pas që u kthye nga ndeshja, partneri i JLo vuri re se është plaçkitur dhe vlera e gjërave të humbura shkon deri në gjysmë milionë dollarë.

Raportimet thonë se në makinën me qira bejsbollisti kishte bizhuteri, një laptop, dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat u vodhën nga hajdutët.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetë të mëngjesit dhe policët lokalë e kanë bërë primare zbardhjen e kësaj çështje.
Shtuar më 13/08/2019, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori