Burrin ideal e ka gjetur, Eliona është gati për një familje me 4 fëmijë (FOTO LAJM)

Pak javë më parë aktorja, Elion Pitarka bëri publike lidhjen e saj.

Ajo tregoi se është mjaft e lumtur krah personit të zemrës, por preferoi që identitetin e tij ta mbajë të fshehtë.

E megjithatë kjo nuk e ndalon aktoren që të tregoje planet për të ardhmen. Eliona Pitarka ka treguar se dëshiron të bëhën nënë e 4 fëmijëve.

Teksa ka folur për synimet ajo është shprehur: “Janë shumë në fakt, por po them njërën që më erdhi në mendje tani: Një familje e madhe e lumtur me 4 fëmijë”.

Por nuk është ndalur me kaq, ajo ka treguar se mashkulli ideal është ai që ka në krah tashmë.

Ne ende nuk edimë se cili është fatlumi. Herë pas here ajo publikonte në rrjetet sociale foto ku shfaqej pranë tij, por pa treguar identitetin.

Shtuar më 04/12/2019, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori