Reperja e njohur shqiptare Tayna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që pas publikimit të këngës “Columbiana”.
Ajo është kthyer shumë shpejt në një nga personazhet më të komentuara në media dhe këngët e saj kanë miliona klikime në Youtube.
Bukuroshja brune është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka shumë fansa që e ndjekin duke marrë kështu edhe tickun zyrtar në Instagram.
Aq shpejt mori famë Tyana, sa papritur është kthyer në një fenomen.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka treguar në
Xing për propozimin më të çuditshëm që ka marrë nga një burrë i martuar.
"Unë dua të martohem me ty, dua të lë gruan për ty."- i ka thënë ai reperes, propozim për të cilin do të mësoni më shumë pasi të ndiqni
mbrëmjen e sotme në orën 21:40 puntatën e radhës së "
Xing me Ermalin" në Tv Klan. /albeu.com/
Burri i martuar lë gruan për këngëtaren shqiptare (FOTO LAJM)
Shtuar më 06/10/2018,
ora 23:39