Bukuroshja shqiptare shpallet "Miss Gjermania 2014" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tashmë nuk përbëjnë më risi sukseset e vajzave shqiptare nëpër konkurse bukurie në botë. Spektakli “Miss Gjermania 2014” i cili është mbajtur në Dortmund, ka ndarë çmimet kryesore për dy vajza shqiptare.

Bukuroshja shqiptare Egzonita Ala është zgjedhur “Miss Gjermania 2014”, ndërsa çmimi i dytë i ka shkuar një tjetër vajze shqiptare. Bëhet fjalë për Fjollza Avdiun nga Mitrovica, ndërsa çmimin e tretë e ka marrë Sabrina Nennemann.

Sa i takon këtij triumfi, Egzonita 17 vjeçare nga Peja ka përfituar një kontratë 1 vjeçare me kompaninë “Emmi Nail” dhe një çmim prej 15 mijë euro, ndërsa do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botëror “Miss Bota 2014” që do të mbahet në nëntor në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori