Bukuroshja serbe zgjidhet Miss Evropa (FOTO LAJM)

Pëlqej
Bukuroshja serbe është kurorëzuar si Miss Evropa. Jo vetëm e bukur, por missi në fjalë po studion në fakultetin e dytë, duke na treguar se bukuria është gërshetuar mjaft mirë edhe me inteligjencën.

Diana Miljojkovic në “World Next Top Model 2014” në Bejrut ka marrë dy tituj, si Miss Evropa dhe Miss Sporti. Bukuroshja nga Serbia e cila studion në dy fakultete, është në vitin e fundit në farmaci dhe tashmë ajo ka mbarur edhe ekonomikun.

“Unë jam shumë e kënaqur me titujt që fitova. Për të fituar çmimin për Miss Evropa në konkursin ndërkombëtar është një nder i madh. Fshehurazi kam dashur edhe titullin e Miss Sportit, duke qenë se pothuajse gjithë jetën time merrem me tenis dhe kërcim”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori