Bukuroshja që zëvendësoi Kejvinën tek Ermali, tregon si e fitoi punën

Belinda Dragoti u bë muajin e kaluar velina më e re e emisionit “Xing me Ermalin”, pas konkurimit me mbi 300 vajza të tjera në audicionet e zhvilluara.

Bukuroshja e cila zëvendësoi Kejvina Kthjellën në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ka treguar se arsyeja se përse e fitoi ajo vendin e velinës në “Xing me Ermalin” nuk ishte bukuria, por vetëbesimi.

Për më tepër ajo shprehet se: “Në audicione më pyetën për komplekset që mund të kisha, nëse do e vishja një fustan si të Kejvinës. Duhet të bëja disa ecje në skenë, duhet të improvizoja një situatë. Një nga elementët kryesorë që kërkohet në një format të tillë ishte vetëbesimi në skenë. Në audicione nuk kisha problem me vetëbesimin ose me emocionet. Ky ishte një plus nga vajzat e tjera”.
Shtuar më 15/04/2019, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori