Bukuroshja krah Manushit tregon arsyen e fortë pse nuk vesh dekolte
Pëlqej
Fjoralba Ponari, bashkë prezantuesja e Edi Manushit në emisionin Top Arena, kushtuar Botërorit në Top Channel, u intervistua nga vetë Manushi, për këtë eksperiencë të re, por edhe disa pyetje personale në lidhje me jetën e saj.

Kur të dridheshin më shumë gjunjët, në The Voice apo në Top Arena?

Në The Voice prisja të skualifikohesha që në puntatën e parë, kurse në Top Arena kisha nënshkruar kontratë, pas 30 puntatash. Kështu që, Top Arena.

Kaq e zhgënjyer dole nga muzika, sa nuk bëre asnjë videoklip?

Muzika nuk ka qenë kurrë objektiv për mua, kështu që nuk kisha pse të isha e zhgënjyer.

Do hiqje dorë nga stomatologjia për një karrierë të madhe në televizion?

Profesioni që kam zgjedhur është stomatologjia, dashuria e parë, dhe nuk do heq kurrë dorë.

Po dashuria e dytë?

Ajo është plotësuese, dytësore.

A është e vështirë dashurinë e publikut duke qenë vetja?

Varet nga standarti që ka publiku, nga personazhi që ti vendos të përcjellësh.

Je ndjerë si kukull gjatë këtij Botërori?

Kukull është fjalë e rëndë, por nuk është terreni më i mirë ky për mua. Por, për sa kohë shanset janë të barabarta, mund ta provojmë veten.

Ty nuk të pëlqen aspekti komercial në televizion, nuk të pëlqen të zhivesh shumë. Pse kështu?

Ato gjëra që ti përmend, janë gjëra që ulërasin për vëmendje, por me armët e gabuara.

Mendon se futbollistët ja vlejnë?

Futbolli bashkon kultura, etnicitete, edhe futbolli dhe protagonistët e saj ia vlejnë, dhe ia vlejnë shumë.

Kush mërzitet më shumë për komentet negative?

Unë në fillim, por në javën e parë më prekën. Më pas, ato që ishin konstruktive, vlenin, dhe më pas fillova t’i diferencoj.

Një kritikë për mua?

10-ditëshin e parë e kam pasur të vështirë, sepse nuk njihja strukturën e programit. Ti ke një të keqe të madhe, improvizon. Por, për një njeri që nuk të njeh, ishte e vështirë.

Kur do martohesh, meqë the improvizon?

Kismet Zotit.

A ekziston dikush që i jep dashuri zemrës këto kohë?

Nuk kam dëshirë që aspekti personal të transmetohen nëpër intervista.
Shtuar më 16/07/2018, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori